Muki para 3 viteve: Elhamduliah, të akuzarit e Monstrës së shpejti do të lirohen

Shpërndaje

Ish deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri para tre viteve u shpreh se drejtësia e rastit Monstra po rikthehet në rishikim dhe të akuzuarit do të lirohen.

Pas tre viteve vërtet lenda e Monstrës u rikthye, por me denime të përjetëshme.

Sot prokuroria kërkoi burg të përjetshëm për tre të akuzuar për rastin Monstra, ndërsa për dy të tjerët kërkoi dënim për ndihmë në veprën terrorizëm. Prokuroria tërhoqi aktakuzën ndaj Sami Lutës. Prokurorja Fatime Fetai hodhi poshtë të gjitha teoritë rreth këtij rasti përfshirë edhe “bombat” e Zaevit.

Nga ana tjetër Bedri Ajdari, njëri nga familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra” ka reaguar ndaj fjalëve përmbyllese të Prokurorisë për të akuzurit për vrasjen e pesëfisht te Liqeni i Smilkovës, që ndodhi në vitin 2012. Ajdari tha se gjatë seancës së sotme gjyqësore, prokurorja Fatime Fetai pak dallonte nga ish prokurorja e këtj rasti, Gordana Geshkovska.