Zbulohet dokumenti kontravers: Valdete Daka e dënoi Etem Arifin dhe ia lejoi kandidimin, por e ndaloi Albin Kurtin

Shpërndaje

Ani se ka veç edhe pak javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, nuk dihet se kush do t’i prijë listës së Vetëvendosjes, partisë që doli më e votuara në zgjedhjet e kaluara.

Kjo për shkak se lideri i partisë, Albin Kurti, me gjasë nuk do të lejohet të kandidoj.

Kjo pas një dën*imi me kusht që Kurti kishte për hedhje të gazit lotësjellës vite më parë.

Këtë gjë, Vetëvendosje po e cilëson si shkelje e të drejtave të njeriut dhe vepër penale derisa thotë që do t’i përdorin të gjitha mjetet demokratike për të mos lejuar këtë gjë.

E fajtori kryesor në sytë e partisë së Kurtit është kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

Kjo të paktën kështu u tha në shumë deklarime të zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes.

E pikërisht Daka ishte në qendër të vëmendjes edhe për një rast tjetër, atë të ish-deputetit Etem Arifi.

Ky i fundit ishte i dën*uar për shkak të dallaverve me subvencione, e megjithatë, ai ishte lejuar të jetë pjesë e zgjedhjeve në vitin 2019.

Pjesëmarrjen e tij, asokohe e kishte arsyetuar shefja e KQZ-së Valdete Daka.

“KQZ-ja nuk guxon të decertifikojë apo mos të certifikojë një kandidat nëse në aktvendim nuk ceket decidivisht që është marrë e drejta për të kandiduar, në të kundërtën KQZ-ja do të bënte shkelje të Kushtetutës. KQZ-ja deri në vitin 2017 ka pasur obligim që të kontrollojë përshtatshmërinë e kandidatëve për asamble apo Kuvendin e Kosovës. Pas marrjes së vendimit të Supremes, KQZ-ja është urdhëruar të certifikojë dhe ka ndaluar këtë praktikë të kontrollës. Neve nuk na është lejuar ta zbatojmë kontrollën. Kështu është kandiduar Arifi dhe KQZ-ja e ka certifikuar”, u shpreh Daka.

Madje Daka ishte e njoftuar mirë për rastin e deputetit Etem Arifi i cili më vonë doli që edhe vota e tij në Kuvend që e mundësoi krijimin e Qeverisë Hoti ishte e jashtëligjshme duke bërë që të bie qeveria.

Gazeta Infokus ka siguruar dokumentet ku Gjykata Supreme kishte marrë vendimin përfundimtar për dën*imin e deputetit Arifi.

Ajo çka bije në sy është se kryetare e kolegjit dhe gjyqtarëve ishte vet Valdete Daka.

Më poshtë e keni vendimin e Gjykatës Supreme për Etem Arifin, ku kreytare e kolegjit të gjyqtarëve ishte kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.