Opozita shqiptare: Qytetarët përpos dhimbjes për humbjen e të afërme të tyre nga Covid19, detyrohen të paguajnë shuma të majme për varrimin e tyre!

Shpërndaje

Qytetarët përpos dhimbjes për humbjen e të afërme të tyre nga Covid19, detyrohen të paguajnë shuma të majme për varrimin e tyre!

Çdo ditë jemi dëshmitar që Qeveria Zaev 2, është një orkestër e ç’akorduar dhe e desinkronizuar. Qytetarët kanë mbetur në mëshirë të fatit, pa trajtim adekuat shëndetësor, pa punë dhe varfëria dita ditës troket në familjet tona.

Sipas të gjitha statistikave, Maqedonia e Veriut është me vdekshmëri më të madhe nga COVID19 dhe përveç problemeve të shumta, familjarët janë të detyruar të ndajnë mjete të majme për funeralet e të vdekurve nga kjo sëmundje.

Sipas informatave që i kemi, kompani të ndryshme funeralesh e kanë keqpërdorur situatën dhe për shërbimet e tyre kanë kërkuar nga minumum 25.000 deri në 120.000 denarë, çmim ky i lartë, sepse ka pasur nevojë për një qese të veçantë PVC, në të cilën është mbështjellë trupi i të ndjerit, si dhe një arkivol prej kallaji, duke u bazuar,sipas tyre në një protokol inekzistent, i cili sipas Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor NUK EKZISTON FARE.

Ne si kolaicion Aleancë për Shqiptarët dhe Alternativa pyesim:

– Pse Ministria e shëndetësisë nëntë muaj ka lejuar një gjë të tillë, kur e ka ditur që nuk ka protokol të tillë dhe ka lejuar plaçkitjen e qytetarëve?!

– Në çfarë llogarie janë paguar parat nga ana e qytetarëve, për qesen PVC dhe Arkivolin me trupin e të ndjerit nga KOVID 19?!

– Cilat janë kompanitë e kontraktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, për plaçkitjen e qytetarëve?!

Kërkojmë:

– Të ndërpritet urgjentisht ky malverzim dhe vjedhje klasike nga qeveria dhe e njëjta të hartoj protokol për varrimin e të vdekurve nga COVID 19.

Propozojmë që:

– Familjet e dëmtuara, shumica raste sociale, menjëherë të dëmshpërblehen, që t’u kthehen paratë e vjedhura dhe kjo kategori e qytetarëve të përfshihet në pakon e pestë (5-të) të Qeverisë

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa