Video nga vendngjarja/ 16 familje në mëshirë të fatit, pallati 5 katësh rrezikon të shembet në Gjirokastër

Shpërndaje

Reshjet e shiut me intesitet të lartë përgjatë orëve të fundit kanë shkaktuar dëme të shumta në vendin tonë.

Në lagjen Puntori në Gjirokastër është rikthyer problematika e pallatit 5 katësh i cili rrezikon të shembet për shkak të shkarjes së dheut.

Gjatë orëve të fundit ka patur çarje të betonit të rrugës ndërsa toka ka rrëshqitur disa metra. Banoret jane shprehur te indinjuar se ankesat e tyre po bien ne vesh te shurdher dhe qe pushteti po pret te ndodh ndonje tragjedi qe te vendosin dore.

Te pyetur nga Fax News nese ka ardhur dikush për t’i dhënë zgjidhje , ata pohojne se asnjë nuk është dukur pranë tyre.

Pak ditë më parë prefekti Odise Kote dhe kryebashkiaku Flamur Golemi në një inspektim të zonës qetësuan banorët se nuk përbënte rrezik, ndërkohë që 17 ditë pas vazhdon e njëjta problematikë ku nuk është marr asnjë masë nga ana e pushtetit vendor.

Në këtë pallat ka rreth 16 familje, teksa rreziku ndihet tek banorët cdo herë që moti përkeqësohet.