E vërteta e Teas: “Produksoni ishte në dijeni për lidhjen time me Beartin”

Shpërndaje

Ditët e fundit, në qendër të vëmendjes ka qenë trekëndëshi Andi-Beart-Tea. Packa Andi dhe Tea dolën të përputhur nga produksioni, tre ditë më parë, u konfirmuar lidhja e kësaj të fundit me Beart Rexhepin, njofton Insajderi.

Në një video të publikuar në Youtube në orët e para të këtij mëngjesi, brenda 10 minutash, ish-konkurrentja Tea Trifoni sqaron të vërtetën e saj.

Së pari herë ajo fillon të tregojë fillimet e saj me Beartin dhe se si nisi e gjithë e vërteta.

“Historia ime ka nisur gjatë takimit në “Për’puthen” te ajo mobileri, ku na është ngjallur një interes i pashpjegueshëm për njëri-tjetrin. Nuk e kishim idenë se çfarë do të vinte më pas”, shprehet ajo.

Më pas ajo vijon të pohojë se produksioni ishte në dijeni se çfarë po ndodhte mes tyre, madje dinte edhe për cdo udhëtim që Tea bënte drejt Kosovës – edhe Andi gjithashtu. Ama thekson se Arjan Konomi nuk ishte në dijeni të asnjë detaji.

“Edhe për këtë produksioni ka qenë në dijeni, për udhëtimin tim ku takova Beartin. Ka qenë në dijeni Olsa, Arjani jo. Produksioni ka qenë i informuar prej meje, e kam treguar që kisha komunikim me Beartin. Pas kësaj nuk dija si të veproja, ndjeja një përgjegjësi morale, ligjore, sigurisht edhe respekt ndaj produksionit. Andi gjithashtu ka qenë i informuar, edhe ai u gjet në këtë situatë, nuk kishte çfarë të thoshte”, thotë Tea.

Teksa pranon se ajo ka gënjyer një publik të tërë, tha se publikimi i fotografive ishte i qëllimshëm. Ajo nuk donte të jetonte më një gënjeshtër.

“Nuk po na e mbante më shpirti, unë ndihesha si e burgosur që s’isha dënuar. Erdhi një pikë ku unë vendosa që të jemi të sinqertë me publikun që na ndjek, me një publik që jetoi me ne gjatë atyre muajve të emisionit. Kështu që i publikuam ne ato foto që dolën me Beartin me qëllim, sepse pavarësisht reagimit që do merrnim, kërcënimeve, ofendimeve, për hir të sinqeritetit, jemi duke u dënuar publikisht”, thotë më tej Tea.

Më poshtë mund të ndiqni të plotë të gjithë rrëfimin e saj në videon që ka publikuar në Youtube. /Insajderi.com