Sela: Ikja e Mijalkov një skenar i Zaev për të fshehur dë.nimin e rastit “Mostra” dhe skandaleve tjera ndaj shqiptarëve

Shpërndaje

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sonte ka qenë i ftuar në emisionin Click Plus ku ka diskutuar për situatën aktuale politike. Ai ikjen e Mijalkovit e quajti si një ‘spinë’ politike të Qeverisë, për të fshehur vendimin e rastit “Mostra”.

Për mua është skandaloze tendeca për të bë spine të tipit të tillë, në kohën kur luhet me fatin e njerëzve. Nuk kam si ta quaj më ndryshe se spin. Ligësia është edhe më e thelluar kur bëhet fjalë për jetë të pafajshëm njerëzish. Këtu bëhet fjalë për një eksponent i cili ka qenë i involvuar në këtë rast të montuar, ku dha dorëheqje pas ndodhisë në Lagjes së Trimave. Prandaj them skandalin më tepër e shton se qëllimi ka qenë aty, ku u arrit të krijohet një konfuzion se ku ishte vëmendja e opinionit, dhe këtë e tregojnë edhe rezultatet e analizës.

Sipas kreut të opozitës shqiptare, Milajkovi së bashku me Qeverinë e Zoran Zaevit kanë luajtur skenar të një teatri amatoresk politik.

Ishte një teatër shumë i ulët, që u luajt në një mënyrë amatoreske. U luajt nga Qeveria së bashku me Sasho Mijalkovin. Ikja e Mijalkov, sipas shumë informatave ka qenë e realt, ikja duhej sipas tyre të vazhdoj që të bije në hije skandali për Mostrën, e sidomos edhe skandaleve tjera që janë fshehur si burgimi i prindit dhe xhaxhait të Almirit të vogël, apo edhe skandalin me librat. Ne kemi konstatuar se këto janë të zot në skandale sa që ne nuk jemi në gjendje ti ndjekim këto skandale. Prandaj, them që është një skenar i ndërprerë në gjysëm. Këtu e morri mesazhin kryeministri i vendit, jo nga opozita apo nga qytetarët, por nga ata që duhej ta marrin, sepse këtu është regjimi i njëjtë politik si dikur me aktorë të rinj.