Turpëruese: Valltari Driton Selmanaj arrin vetëm 1485 vota

Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha votat në komunat e Kosovës, dhe ka filluar të publikoi votat e kandidateve për deputet nga të gjitha subjektet, pa përfshirjen e votave me kusht dhe atyre me posë.

Driton Selmanaj, kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt në vendlindjen e tij, ai ka arritur të grumbullojë deri tani 1485 vota, derisa, Selmanaj në zgjedhjet e kaluara kishte arritur 3.892 vota në Prizren.

Edhe pse ishte pjesë e 10-shës së parë në listën e kandidatëve për deputet, ai nuk arriti që të grumbullonte më shumë vota se Florent Ukaj dhe Selajdin Fanaj që ishin të renditur më poshtë në listë.

LDK-ja, në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka shënuar rezultatin më të dobët ndonjëherë, duke marrë 13.08 për qind të votave. Sipas këtij, rezultatit, pritet që LDK të ketë rreth 15 deputetë në Kuvend./meKryeministrin.info/