Vendosen tendat për vaksinim!

Shpërndaje

Po bëhen përgatitjet e para për procesin e vaksinimit që duhet të fillojë nesër në Maqedoninë e Veriut.

Siç informon gazetari i TV21 nga terreni, para Klinikës Infektive janë vendosur edhe tendat ku do të zhvillohet procesi i vaksinimit.

Kujtojmë që imunizimi i popullatës në vendin tonë do të fillojë me vaksinat nga kompania Fajzer të cilat janë donacion nga Republika e Serbisë.