Ekskluzive: Vjosa Osmani thërret mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, diskutohet për krijimin e institucioneve

Shpërndaje

Kryetarja në detyrë e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thirrur kryesinë e Kuvendit, në takim për ditën e nesërme (e martë), për të diskutuar për krijimin e institucioneve të reja.

Në kërkesën e Osmanit, të siguruar nga Gazeta Blic, koha kur është thirrur mbledhja me shefa të grupeve parlamentare, është nesër në ora 09:00.

Gjatë ditës Vjosa Osmani, së bashku me Albin Kurtin, është takuar me u.d. e kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Edhe takimi me Hoxhajn dhe Haradinajn, temë kryesore e diskutimit ka qenë krijimi i institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të fundit të mbajtura me 14 shkurt.