Enver Hoxhajt i përmendet 50 përqindëshi i VV’së, ky është reagimi i tij

Shpërndaje

Enver Hoxhaj, i cili në zgjedhjet e fundit garoi si kandidat i PDK’së për kryeministër ka komentuar rezultatin zgjedhor të VV’së.

Në Pressing ai ka dhënë arsyet se pse Albin Kurti fitoi.

“Nuk është një përjashtim kjo që ka ndodhur në Kosovë”, tha Hoxhaj.

“Kudo që kanë fituar subjekte të tilla politike si VV që janë populiste me retorikë mashtruese, me retorikë mashtruese rezultati zgjedhor ka qenë i njëjtë në këto 10 vitet e fundit”, shtoi ai.

“Kam parë subjekte të tilla në Itali, në Greqi, në Hungari, në Britani të Madhe”, theksoi Hoxhaj.

Hoxhaj ka kritikuar Kurtin. Tha se po të ishte zgjedhur ai kryeministër tani do të dihej zgjidhja për të gjitha problemet e qytetarëve.

“Po të bëhesha unë kryeministër ne do ta dinim që nga java e parë se çfarë punësh na presin gjë që nuk po e shoh te ata që i kanë fituar zgjedhjet”, tha Hoxhaj.