Nëna e katër fëmijëve nga Kumanova: Ma ndalën ndihmën sociale, sepse jam bullgare

Shpërndaje

Nëna e katër fëmijëve nga Kumanova, Forsina Kitanovska, ka dërguar letër të hapur deri te kreu shtetëror bullgar dhe te një pjesë e eurodeputetëve bullgarë, duke i lutur ta ndihmojnë, siç thotë, në betejën e saj për dejtësi, transmeton Plusinfo.

Kitanovska shkruan se i është ndërpre ndihma sociale për shkak të angazhimit të njërit prej fëmijëve të saj në mirëmbajtjen e përmendores ushtarake bullgare “Stracin” në fshatin Stracin të Kumanovës, transmeton gazeta Lajm.

“Po ju drejtohem që të më ndihmoni në betejën time për drejtësi. Nuk mendoj se si nënë e katër fëmijëve duhet të dënohem për shkak se jam bullgare dhe për shkak se një nga fëmijët e mi ka pranuar angazhimin për mirëmbajtjen e përmendores ushtarake bullgare, angazhim që e vlerësojmë si gjest të vlerave evropiane për ruajtje të trashëgimisë kulturore dhe historike”, shkruan Kitanovska në letrën dërguar deri tek presidenti bullgar, Rumen Radev, kryeministri Bojko Borisov, ministrat Ekaterina Zaharieva dhe Krasimir Karakaçanov, si dhe deri tek eurodeputetët Angel Xhambaski, Andrej Kovaçev dhe Sergej Stanishev.

“Si bazë për ndërprerjen e ndihmës sociale përmendet mosdeklarimi me kohë i të ardhurave, i realizuar nga bashkëshfrytëzues i ndihmës sociale edhe pse honorari i vajzës sime është pranuar përmes bankës dhe për të njëjtin janë paguar të gjitha tatime dhe taksat ndaj buxhetit maqedonas, në pajtim me ligjet maqedonase. Me të njëjtin vendim jam e obliguar ta kthej shumën prej 8.568 denarëve të paguar në muajin janar si ndihmë sociale në buxhetin maqedonas, si dënim. Duke pasur parasysh se për momentin jam e papunësuar, kthimi i asaj shume nga ana ime është e pamundshme”, shkruan Kitanovska.