Nëna monstër filmohet duke dhu.nuar barbarisht vajzën 2-vjeçare (Video)

Shpërndaje

5.5 vite burg kërkon prokuroria turke për nënën 27-vjeçare që u filmua duke dhu*nuar brutalisht të bijën e saj 2-vjeçare.

Erdem Tulubas nga Provinca turke e Zonguldakut, në brigjet e Deitit të Zi, tha se kishte parë të nxira në trupin e vajzës së vogël, por e shoqja kishte mohuar ta kishte dhu*nuar.

Për të vërtetuar se çfarë ndodhte në shtëpi, ai tha se kishte vendosur një kamerë të fshehtë në sallon. Kështu ai filmoi nënën e re teksa dhu*nonte brutalisht vajzën e vogël.

“DHA” raporton se me të siguruar pamjet filmime ai vrapoi për në polici, ku bëri denoncimin. Gruaja u arrestua, ndërsa pamjet shokuese u publikuan në media, duke sjellë reagim të ashpër në rrjetet sociale.

Tugba Tulubas akuzoi bashkëshortin se kishte organizuar gjithçka për tu ndarë nga ajo dhe për t’i marrë vajzën, por pranoi se dëshironte të shërohej dhe ta rimerrte vajzën. “Çdo nënë kur nevrikoset e godet fëmijën”, tha ajo duke shtuar se nuk kishte pasur qëllim ta dhu*nonte, por ta godiste lehtë. E reja tha se është penduar dhe se i vinte turp nga vetja kur shikonte videon.