Ngeli jashtë Kuvendit, politikanja se.ksi e Kosovës kërkon hapje të kutive

Shpërndaje

Duda Balje, është një nga politikanet e Kuvendit të Kosovës, e cila është përfolur vazhdimisht për pamjet e saj të jashtme.

Jo pak herë, mediat i kanë dhënë më shumë rëndësi linjave të politikanes se sa aktivitetit të saj politik.

Partia Bashkimi Social Demokrat, forca që i përket edhe Duda Balje, nuk ka arritur të futet në Kuvend pasi mori vetëm 2569 vota. Ndërkohë, iniciativa e Adrijana Hoxhiç që thotë se përfaqëson komunitetin boshnjak ka arritur të futet për herë të parë në Kuvend, duke fituar mandatin dedikuar këtij komuniteti.

Lidhur me këtë çështje,Balje ka parashtruar ankesë në PZAP duke deklaruar se të njëjtën do ta dërgojë edhe në Gjykatën Supreme dhe në atë Kushtetuese.

Në krah të saj kanë dalë edhe 50 organizata jo-qeveritare boshnjake në Kosovë, të cilat shprehen se nuk pranojnë si përfaqësues ata politikanë që u zgjodhën me vota të komuniteteve të tjera.