Sela: Regjistrimi nuk duhet të ndërpritet, duhet të vazhdojë

Shpërndaje

Gazetarja Fatlume Dervishi e ftuar në “Rruga drejt…” pyeti kreun e Aleancës për Shqiptarët rreth procesit të regjistrimit, gjegjeshit nëse ka arsye apo jo për tu ndërprerë procesi i regjistrimit.

“Kur flasim për ligjin për regjistrimin, pavarësisht vërejtjeve që kishit në Kuvend, megjithatë duke marrë parasysh metodologjinë e cila u publikua më vonë dhe duke marr parasysh procesin që po zhvillohet aktualisht, a mendoni se ka qoftë edhe një arsye për shtyrjen e regjistrimit ose ndërprerjen e procesit që është filluar tani dhe shtyrjen që është edhe kërkesë e VMRO-DPMNE-së”, pyeti gazetarja Fatlume Dervishi.

Sela përgjigjet kështu: “Meqë ka nisë regjistrimi nuk duhet të ndërpritet, duhet të vazhdoj. Unë mendoj se nuk duhet të krijojmë edhe një precedent tjetër në lidhje me regjistrimin siç u krijua në vitin 2012. Sepse imagjinoni ka 20 vite që ne nuk kemi regjistrim, nuk është pak. Zotëria ka të drejtë kur thotë se dhe planifikimi ekonomik, se duhet ta dimë sa njerëz janë këtu, sa njerëz janë fut dhe na sjellin para në mënyrë që edhe planifikimi të bëhet ashtu siç duhet dhe të pamundësohet vjedhja nga politikanët dhe ky është konstatim i drejtë. Në rast se ti si ke të dhënat se sa banorë dhe kur të llogarit ai harxhimet që i bënë për dy milionë banorë a këtu ke një milion banorë, lind pyetja legjitime ku përfundojnë këto para. Ne nuk duhet pastaj me një akt tani po e ndërpresim sërish regjistrimin ti japim argument shokut Abaz dhe shokut Gruevski se pse e ndërprenë regjistrimin e 2012-ës, pse duhet ne të japim argumente tjera” tha Sela.