“Thesari”, Prokuroria kërkon burg për Mijallkovin

Shpërndaje

Prokuroria kërkoi nga gjykata që ti shpallë fajtorë Sasho Mijalkovin, Toni Jakimovskin, Nebojsha Stojakoviqin dhe Goran Grujevskin për rastin “Thesari”. Kjo lëndë ka të bëjë me prokurimin e softuerit të përgjimit, nga Mbretëria e Bashkuar përmes kompanisë “Finzi”. Sipas fjalëve përfundimtare të Prokurorisë, prokurimi i pajisjes u bë në vitin 2010 dhe Ministria e Brendshme, në vend që ta blinte direkt nga Britania, prokurimi kaloi përmes kompanisë Finzi, ndërsa paratë hynë në kompani përmes një kompanie nga Qipro. Mbrojtja do ta japë fjalën e përmbyllëse më 5 prill.

Gjykata duhet t’i detyrojë të pandehurit ta kompensojnë dëmin e raportuar nga Prokuroria e Shtetit në territorin e Qytetit të Shkupit, si dhe kërkesën juridike pronësore, nga diferenca e pasurisë së konfiskuar në vlerë prej 10 milion dhe 819 mijë denarë, me shumën e përfitimit material nga prona e Finzit, prej 47 milion e 990 mijë- deklaroi Artan Ajro, prokuror./alsat/