Bekim Jashari nderon Arbnora Idrizin (Foto)

Shpërndaje

Sot organizuam ceremoni në nderim të rekorderes sonë, Arbnora Fejza Idrizi, e cila me realizimin e saj Mozaiku më i madh origami në botë- “Flamuri i Republikës së Kosovës” dhe me hyrjen e tij në librin Guiness, na bëri të ndihemi krenarë secilin prej nesh.

Arbnora për herë të tretë, vendosi shtetin e Kosovës dhe komunën tonë në librin e rekordeve botërore Guiness.

Ne si komunë vendosëm që Arbnoren t`a nderojmë me një shumë simbolike prej 500 euro për nderin që na ka bërë, me punën e saj. Po ashtu për të ndava edhe mirënjohje si dhe i dhurova stemën e komunës sonë.

Nga Arbnora mora dhuratë, certifikatën origjinal të konfirmimit të rekordit Guiness, të cilën do t`a vendosim në një hapësirë meritore brenda objektit të komunës, në mënyrë që edhe qytetarët t’a shohin suksesin e arritur nga artistja jonë.

Para të pranishmeve theksova që si Kryetar i Komunës së Skenderajt, në vazhdimësi kam ofruar përkrahje për Arbnoren dhe projektet e saja, që i ka planifikuar, duke tentuar kështu që ne si komunë të jemi shtytës për realizmin e projekteve të tilla kreative.

Gjithashtu bëra të ditur faktin se unë gjithmonë do të jem afër të rinjve dhe çdo qytetari të komunës sonë, i cili ka ide kreative, të cilat kanë nevojë për mbështetje tonë.

Super talentët dhe artistët e tillë si Arbnora, të cilët punojnë me përkushtim janë përfaqësuesit me të denjë të shtetit tonë jashtë vendit, janë ambasadoret më të mirë të shtetit tonë!

Lajmi: https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/photos/pcb.999116503958334/999114503958534