“Jam skuqur”, moderatorja e njohur zbulon sekretin e saj: Më doli zemra nga vendi përballë Robert Berishës

Shpërndaje

Moderatorja e njohur, Festa Qoqaj, ka zbuluar së fundmi se përballë cilit të ftuar në emisionin e saj, është emocionuar shumë.

Ndonëse ka pasur shumë personazhe të njohur në emisionin e saj “Express Rozë”, duket se i ftuari i parë fare, Robert Berisha, e ka bërë që të përjetojë emocione të forta

“Në puntatën e parë kam pasur fatin të kem të ftuar Robert Berishën që është shumë i dashur, por sekreti është se ka qenë zemra duke më dalë nga vendi. Më ka rrahur zemra shumë dhe jam skuqur nga mundimi. Nëse e shikoni intervistën mund të vihet re kjo gjë. Dhe sekreti tjetër është që nuk hyj ta shikoj atë intervistë”, tha Festa teksa ishte e ftuar në emisionin “Glamour Zone”.

Moderatorja seksi shtoi madje se atë moment do e mbajë mend gjithmonë.

Intervista me Robert Berishën:

Intervista me Festa Qoqaj: