Prezantohet pakoja e 6 ekonomike, 17.8 milionë euro ndihmë financiare

Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot në seancë qeveritare e ka miratuar pakon e 6 ekonomike.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi deklaroi se, kjo pako do të kapë vlerën prej 17.8 milionë euro.

“Sot vëmë në funksion 17.8 milionë euro, ndihmë financiare e targetuar për 12 kategori të subjekteve ekonomike. Me këto mjete do të mbeshteten rreth 10.000 kompani dhe rreth 60.000 punëtorë”, tha Bytyqi, transmeton TV21.

Do të ndihmohen objektet hotelerike që janë mbyllur dy javët paraprake dhe që do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për një javë, restorantet për dasma, klubet e natës, industria e eventeve, qendrat e fitnesit dhe studiot e fotografimit.

Mjete janë paraparë edhe për agjencitë turistike. Ato me licencë A do të mund të fitojnë më së shumti 5 mijë euro, kurse ato me licencë B më së shumti 2 mijë euro.

Do të mbështeten edhe muzikantët, ciceronët turistikë dhe turizmi në vend.

“Me 30.750 denarë do të mund të fitojnë muzikantët dhe ciceronët turistikë të cilët gjatë vitit 2020 kanë pasur të hyrja neto nën 15 mijë denarë”.

“Do të mundësohen 50 mijë teste PCR falas për turistët e huaj të cilët do të qëndrojnë në shtetin tonë”.