Sela: Shumica parlamentare po manipulon me pakon e pestë ekonomike

Shpërndaje

Qeveria dhe shumica parlamentare po manipulon me amendamentet e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në lidhje me pakon e pestë ekonomike. Kështu ka akuzuar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në intervistën për radion Evropa e lirë, ku sqaron se Ligji për Pakon e Pestë mund të kalohet për tre ditë në Komisionin për Financa dhe Buxhet e më pas të miratohet edhe në seancë plenare. Përveç kësaj ai rikujton se ka banorë që gati 30 vjet, pasi nuk kanë nënshtetësi nuk përfitojnë as paga dhe as sigurim shëndetësor.

“Këta njerëz për të cilët unë flas, këta qytetarë për 30 vite nuk marrin asnjë pagë, ato nuk kanë të drejt konkurrimi për punë, nuk kanë të drejtë për sigurim shëndetësor, nuk kanë të drejtë trajtimi për vdekje me dinjitet. Dhe këta qytetarë jetojnë në kusht më të vështira nga kategoria tjetër e qytetarëve. Është gënjeshtër se ne e kemi bllokuar, sepse ne sa dojmë që të e bllokojmë, ajo vlen tre ditë. Të gjithë amendamentet tjera, tre ditë pasi të jenë bllokuar, debatohet për amendamentet, kurse të gjithë te tjerat që mbeten të pa debatuar, hidhen dhe mund të vazhdojnë që t’ua japin atë ndihmë qytetarëve”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

I pyetur për shtyrjen e regjistrimit Sela tha se marrëveshja mes Zaevit dhe Mickoskit mund të jetë edhe më i keq se vetë shtyrja e regjistrimit.

“Para se të caktohej një datë për fillimin e regjistrimit, ne kemi sugjeruar regjistrimi të mbahet diku gjatë verës, duke supozuar se deri atëherë do të imunizohet popullata. Por, kjo nuk është e vetmja arsye, që për shkak të koronavirusit duhet të shtyhet regjistrimi, sepse frikësohemi se jo vetëm që do të shtyhet, por, edhe do të ndrëprehet. Në këtë shtet para 10 viteve është ndaluar regjistrimi. Për fat të keq, ky është një rregull i njohur, nëse ndodh diçka vetëm herën e parë, ajo mund të mos përsëritet kurrë, por nëse ndodhë herën e dytë, do të ndodhë gjithmonë”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Ndërkaq, për menaxhimin e pandemisë nga autoritetet kompetente, Sela tha se shifrat flasin vetë, renditja e vendit tonë për aspektin e vdekshmëris dhe numrit të infektuarve për kokë banori tregojnë se qeveria nuk po bën gjënë e duhur. Kurse, sa i përket vaksinimit, ne jemi të fundit në rajon, ndoshta dhe në botë, si një vend që filloi vaksinimin me vonesë.