Sela: S’ka koalicion me ata që mbrojnë huliganë! Mickoski: Nuk mbështeta dhu.nën, por drejtësinë

Shpërndaje

Protestat për lirimin e të dënuarve të 27 prillit për kreun e ASH-së Ziadin Selën janë të turpshme. Sipas tij protesta e dy dite më parë, tregoi se VMRO-DPMNE ka mbetur e njëjta e aspak nuk është reformuar.

Por a do të lidhte koalicion ASH me VMRO-DPMNE-në edhe pas asaj që lideri i kësaj partie Hristijan Micksoki mbështeti këto protesta për lirimin e pjesëmarrësve në natën e përgjakshme të 27 prillit.

“Natyrisht përderisa ne nuk shohim reforma të një mend tek ata dhe dalin mbrojnë huligan, nuk dallojnë nga huliganët. Ne bashkëpunimet do t’i kemi me të gjithë ata të cilët politikën e shohin si ardhmëri, paqe dhe stabilitet, dhe drejtësi mbi të gjitha”, theksoi Ziadin Sela – kryetar i ASH-së.

Megjithatë, Sela sfidoi BDI-në të lënë koalicionet e të dale e vetme në zgjedhjet lokale.

“Me që po vijnë zgjedhjet lokale, ja unë po i bëj një thirrje dhe apel, sfidë BDI-së, leni koalicionet me VMRO-DPMNE me LSDM, a jeni të gatshëm të përballeni me ne tek a tek, si në 2017-tën”, potencoi Ziadin Sela – kryetar i ASH-së.

Mes tjerash tha se VMRO-DPMNE, LSDM dhe BDI nuk mund të bëhen të pastër para shqiptarëve.

“Natyrisht kundërshtarët tanë politikë e kanë një strategji. Ata e dinë që nuk mund të bëhen të pastër para shqiptarëve sepse janë të pistë dhe prandaj strategjia e tyre për të mbijetuar në skenën politike, është të na bëjnë edhe neve në sy të shqiptarëve të pistë si ata”, shtoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

Por Hristijan Mickoski pjesëmarrjen e tij në protestën e së dielës nuk e sheh si mbështetje të dhu*nës, por si protestë për të kërkuar drejtësi.

“Ajo që ne e mbështesim është drejtësia. Askush nuk thotë se mbështesim dhu*nën, përkundrazi. Në Maqedoni ekziston praktikë gjyqësore që për një pjesë të rasteve që ka dyshime për përzierje politike, fillojnë nga fillimi me rigjykim që të argumentohen pozitat e dy anëve, prokurorisë dhe personave që janë të akuzuar. Kjo është ajo për të cilën ne angazhohemi”, theksoi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski nuk u përgjigj nëse do ti mbështesë edhe më tutje këto protesta./TV21