Arrestohet “kamataxhiu”, për 100 euro hua, ka kërkuar 2.000 euro

Shpërndaje

Policia ka arrestuar një 44 vjeçar nga Velesi me iniciale A.S., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “kamatë”.

Ai është arrestuar deri sa ka marrë para të shënuara, pas denoncimit nga një 33 vjeçar, i cili i ka thënë policisë se për 100 euro të mara hua në denarë, nga maji i vitit 2020 deri në prill të vitit 2021, ia ka kthyer 30 mijë denarë (500 euro), kurse i ka kërkuar edhe 90 mijë denarë (1500 euro) tjera si kamatë.