Berisha padit për shpifje Sekretarin Blinken

Shpërndaje

24 orë nga vendimi i Departamentit Amerikan të shtetit që e shpalli “non grata”, ish-Kryeminsitri Sali Berisha paralajmëroi padi ndaj Sekretarit të Shtetit Amerikan Antony Blinken, me akuzën e shpifjes.

Në mungesë të një padie në gjykatat amerikane tha se kishte zgjedhur ta bëntë atë në një prej gjykatave të Francës.

“Kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral siç është Franca që të ngrejë një padi direkte ndaj Blinken për shpifje”.

Në një konferencë për shtyp ku nuk munguan mbështetës të shumtë Berisha tha se Sekretari Blinken nuk mund të mbrohet nga imuniteti i tij në gjykatë.

“Zoti Blinken mundet të pretendojë se si pas rregullave si ministër i Punëve të Jashtme, ai përfiton nga imuniteti, kjo është gënjeshtër.Imuniteti sot vlerësohet nga gjykatat në një mënyrë relative, çka do të thotë se sekretari Blinken është i mbrojtur nga imuniteti kur ai kryen akte normale në ushtrimin e funksionit, por duke filluar nga momenti kur Blinken bëhet autori i një komenti dhe montazhi politike për të më dëmtuar mua, kjo nuk hyn në funksionet e një ministri. Pra sipas avokatit tim që unë kam konsultuar zoti Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet ndaj dhe do ta padis dhe do të dënohet nga gjykata e Parisit në të cilën është ngritur padia nga avokati im”.

Aspak nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen teksa i cilësoi montazh politik akuzat e ngritura nga Sekretari amerikan i Shtetit, duke e konsideruar zotin Blinken autor të një komedie.

“Në qoftë se Sekretari i Shtetit do të paraqiste prova unë do ta konsideroja. Por jo me këto prova të montuara në Tiranë te zyra e Edi Ramës. Kërkova që të paraqitej një fakt i vetëm sepse do mjaftonte një fakt dhe do të merrje vendime krejt të tjera. Kishin 0 fakte. Nuk humbas do të jap të gjitha do të bëj çdo përpjekje që të paraqiten në gjykatë provat ndaj meje”.

Por sa e dëmton ky qëndrim i tij Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën dhe cili është qëndrimi që kryedemokrati duhet të mbajë me SHBA e ambasadën?

”PD duhet të mbajë me SHBA dhe ambasadoren amerikane qëndrimin më të mirë të mundshëm”.

Thotë se nuk ndihet aspak i braktisur nga bashkëpunëtorët e tij dhe se nuk i duhet mbrojtja e askujt në betejën e tij për të vënë në vend dinjitetin e përdhosur.

Një bashkeqeverisje PD-PS e sheh si fatalitet.

“Përsa i përket një bashkëqeverisje, do ishte fatalitet për Shqipërinë dhe nuk i shërben. Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira e të ndershme, jo bashkëqeverisje”.

Por a ka ndërmend Sali Berisha që edhe pas vënies në vend të dinjitetit të heqë dortë nga mandati i deputetit?

“Unë thashë se do ta dyfishosh”.