LAJMI I FUNDIT: Kadri Veseli lirohet nga Haga, ndodhet në Mitrovicë (Video)

Shpërndaje

E konfirmon Specialja: Veseli ndodhet në Kosovë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë në Kosovë nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.Sipas saj, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”.

“I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

Kadri Veseli është liruar nga burgu në Hagë. Mitropol ka mësuar se ai ndodhet në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”. Burime të afërta të Mitropol bëjnë të ditur se Veseli është liruar nga Haga me kusht, pasi babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë policinë e Eulex-it.Media ka tentuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e PDK-së, por telefoni i tij ka qenë i paqasshëm.Siç mëson media, Kadri Veseli do të qëndrojë në Kosovë për tri ditë.