Si nëpër filma/ Vr.au vëllanë dhe u afrua kur po va.rrosej, 20 burra dhe policia në ndjekje të 26-vjeçarit në Dibër

Shpërndaje

26-vjeçari Florian Tonuzi, i cili vr*au me thi*kë vëllanë e tij gjatë ditës së djeshme në Maqellarë të Dibrës, është arrestuar nga Policia. Burime bëjnë me dije se Tonuzi u arrestua pranë banesës së tij, ku vr*au me thi*kë vëllanë 23-vjeçar Benardin, për arsye që nuk dihen ende.

Burime bëjnë me dije se Florian Tonuzi përpara se të vr*iste vëllanë e tij, ka dhu*nuar dhe babain, dhe për këtë shkak konflikti në familje ka agravuar.

Mësohet se 26-vjeçari ka qenë përdorues i lëndëve nar*kotike, dhe pak kohë më patë kishte dalë nga burgu, ndërkohë që njihej nga banorët e zonës si një person agresiv.

Fax News ka siguruar dhe pamjet e momentit kur në ndjekje të të riut janë afruar familjarë dhe punonjës të Policisë. Ka qenë nëna dhe motra e autorit që kanë negociuar me të dhe i kanë kërkuar Policisë që i riu të mos dhu*nohet.

Ai është afruar pranë familjes, në momentin kur po va*rrosej i vëllai i tij, dhe është pikasur nga ana e të afërmve.

Siç shihet dhe nga pamjet, 26-vjeçari është fshehur në një prej banesave që janë të braktisura në zonë, ku më pas është neutralizuar nga policia. Nëna e të riut ka kërkuar nga punonjësit e policisë, që i riu të ushqehet, dhe të mos dhu*nohet, ndërkohë që bashkë me Policinë në aksion kanë qenë dhe shumë banorë të zonës.

I riu dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në momentin kur ka kryer kr*imin, dhe përgjatë gjithë këtyre orëve është fshehur në banesat e braktisura që ka pasur fshati, duke qenë se e njihte shumë mirë zonën, i ka shpëtuar kapjessë policisë.

Në video shihen disa prej banorëve të fshatit që ngjiten në mur dhe vrapojnë nëpër ara, derisa bëjnë të mundur kapjen e të riut, i cili tashmë do të përballet me akuzën e vr*asjes së vëllait të tij.