Të dielën mot me diell, temperatura deri në 23 gradë

Shpërndaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell.

IHK njofton se në vlerat e temperaturave minimale do të kemi rënie, derisa ato maksimalet do të shënojnë rritje.

Kushtet bio-meteorologjike do të jenë të mira, përjashtuar kontaktit direkt të rrezeve të diellit, për shkak të vlerave të larta të indeksit UV.

Temperaturat minimale do të zbresin deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.