VMRO propozon uljen e TVSH-së së energjisë elektrike nga 18 në 5 për qind

Shpërndaje

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet për 15 për qind nga çmimi i tanishëm dhe për të ardhur deri te kjo, VMRO-DPMNE propozon ulje të TVSH-së te energjisë elektrike të faturuara në 18 në 5 për qind.

Ai sot në takim me gazetarët potencoi se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të thotë goditje e fortë ndaj standardit të qytetarëve dhe për ekonominë e vendit.

Propozimi i VMRO-DPMNE-së është ulja e TVSH-së nga 18 në 5 për qind për energjinë elektrike të faturuar.

“Do të presim që ta propozojë Qeveria dhe nëse nuk e bën, ne do të propozojmë si grup kuvendar”, theksoi Mickoski.