Shuhet familja me katër anëtarë në Vlorë, dy prej tyre fëmijë

Shpërndaje

Shuhet familja me katër anëtarë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se mes vik*timave janë një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre. Është ky bilanci tragjik i aksidentit në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”.

Burime bëjnë me dije për ABC se ka ndërruar jetë personi i katërt që po udhëtonte me automjetin tip “Toyota”. Ndërkohë që kanë mbetur të pla*gosur drejtuesi dhe pasagjeri i “Audit”.

Si pasojë e përplasjes së fortë dy makinat kanë dalë nga rruga. Nga pamjet e siguruara nga ABC shihet se një prej tyre është shkatërruar tërësisht. Ndërkohë që tjetra është spostuar disa metra në anë të rrugës duke thyer edhe një shtyllë nga përplasja e fortë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e vik*timave dhe të personave të pla*gosur.

*****

Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarë të një familje, mes tyre edhe dy fëmijë të mitur.

Uniformat blu konfirmojnë se vik*timat janë: Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeçe. Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Ndërkohë, po marrin mjekim në spital tre persona të tjerë që po udhëtonin me mjetin “Audi”, Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi. Këta të fundit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përplasjes së fortë dy makinat kanë dalë nga rruga.

Nga pamjet shihet se mjeti “Toyota” me të cilën udhëtonte familja me katër anëtarë është shkatërruar plotësisht. Ndërkohë që “Audi” është spostuar disa metra në anë të rrugës duke thyer edhe një shtyllë nga përplasja e fortë.