Ylli i Italisë, Manuel Locatelli i bashkohet Ronaldos në heqjen e shisheve të Coca-Colas në konferencën për shtyp

Shpërndaje

Mesfushori italian, Manuel Locatelli është bërë lojtari i fundit që ka hequr shishet e Coca-Colas nga tryeza e tij në konferencës për shtyp në Euro 2020, madje duke kopjuar gjestin e Cristiano Ronaldos, duke marrë ujë.

Superylli portugez dukej i tmerruar kur vuri re pijet me gaz në tryezën e tij kur foli për mediat në fillim të kësaj jave, duke i vendosur ato larg syve të kamerave dhe duke mbajtur shishen e tij të ujit në syrin e kamerës.

Veprimet e Ronaldos shkaktuan mjaft bujë, me çmimin e aksioneve të Coca-Colas që thuhet se ra me 4 miliardë dollarë, ndërsa futbollisti më i famshëm në botë u kërkoi miliona fansave të tij të hiqnin dorë nga kjo pije në favor të ujit.

Kishte skena të ngjashme u bën edhe të martën në mbrëmje kur mesfushori i Francës, Paul Pogba dha konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, megjithëse kësaj here myslimani i devotshëm i Manchester United hoqi një shishe birrë Heineken nga tryeza.

Tani Locatelli është bërë lojtari i tretë që merr vëmendje në kurriz të sponsorëve të Euro 2020.

Situata e Ronaldos bëri që Coca-Cola të reagoj me një deklaratë duke thënë se “të gjithë kanë të drejtë për preferencat e tyre të pijeve” dhe se të gjithë kanë “shije dhe nevoja” të ndryshme.

Në anën tjetër, mesfushori i Sassuolos bëri një super-paraqitje në fitoren 3-0 të Italisë ndaj Zvicrës të mërkurën në mbrëmje, duke shënuar dy herë dhe duke fituar çmimin ‘Ylli i Ndeshjes’ nga UEFAs. /Telegrafi/