Zaev dhe Cipras morën çmimin e paqes së Vestfalisë

Shpërndaje

Grupit fitues të Çmimit ndërkombëtar të paqes së Vestfalisë, përveç emrave të Vacllav Haver, Hellmut Koll, Kurt Masur, Karlla Del Ponte, Kofi Anan, ekuipazhi i stacionit hapësinorë ndërkombëtarë, i shtohen emrat e kryeministrit të RMV, Zoran Zaev dhe ish-kryeministrit grek, Aleksis Cipras. Çmimi u ndahet për Marrëveshjen e Prespës që u nënshkrua më 17 qershor të vitit 2018 për shkak se e kanë vendosur kontesti politik dhe të ardhmen para karrierave të tyre politike, me çka i kanë vënë fund kontestit shumë dekadash. Për kryeministrin Zoran Zaev çmimi është stimul për ata që sjellin vendime serioze dhe udhëheqin politika progresive evropiane.

“Me këtë marrëveshje i vendosëm fund dallimeve shumëvjeçare dhe një muri që vështirësonte raportet fqinjësore mes RMV dhe Greqisë. Kontesti zgjati 3 dekada, që ishin përplot me pasiguri për të ardhmen tonë. 3 dekada të brengës serioze për pasojat, 3 dekada të perspektivave të bllokuara që janë interes kyç strategjik i vendit tonë, i rajonit dhe strukturave euro atlantike”, tha Zaev.

“Shikuar historikisht, Ballkani është rajon i komplikuar, që të promovoni paqe. Pamë luftëra, barriera, shpresë, patjetër të vazhdojmë të rritemi”, u shpreh Cipras.

Çmimi në mënyrë solemne do tu dorëzohet më 19 shtator në suaza të Samitit në Münster, ku në panel diskutim të veçantë do të mbajnë fjalim Zaev, Cipras dhe Mogerini.