Rrëmbehet ‘Mbreti i Instagramit’, të rinjtë e shajnë dhe godasin brenda në makinë (Video)

Shpërndaje

Gjatë mbrëmjes së sotme, Policia e Tiranës është sinjalizuar për rrëmbimin e mundshëm të një personi i njohur si ‘Mbreti i Instagramit’.

Sipas raportimeve të mediave, dyshohet të jetë rrëmbyer Kozak Braçi.

Forca të shumta policia kanë mbërritur në zonën e Alliasit dhe po kryejnë verifikime.

Kanë qenë familjarët e Kozak, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij. Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit dhe vënies së policisë në lëvizje, në rrjetin social “Tik Tok” po qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.

Kozak është marrë nga shokët e një reperi kundërshtar, që ai e shante në rrjetet sociale. Ai është futur me forcë në makinën e tyre, sapo ka zbritur nga një taksi. Ndërkohë, pas dy orësh kërkime, policia e ka gjetur reperin dhe e ka çuar në spital për kontroll mjekësor, si dhe ka identifikuar dy prej personave, që e kanë marrë në mjet.

Kujtojmë se rreth dy javë më parë, Kozak Braçi denoncoi në polici për një shpërthim me lëndë plasëse, që sipas tij, ishte vënë në pallatin ku ai banon në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një kërcënim ndaj tij. Por, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsolle me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv, dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material.