Tërmeti shkund jugun e Maqedonisë së Veriut

Shpërndaje

Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Valandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup, sot në orën 19:00, regjistroi një tërmet, epiqendra gjendet 120 km në jug të Shkupit dhe buron nga zona epiqendrore Strumicë.

Tërmeti kishte një magnitudë Rihter ML2.2, dhe u ndje nga popullata e Strumicës, Valandovës dhe zonës përreth me një intensitet prej III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.