Udhëtoni drejt Suedisë? Ja rregullat që duhet ndjekur…

Shpërndaje

Ambasada e Suedisë në Shkup ka njoftuar se qytetarët e Maqedonisë së Veriut me një dozë vaksine kundër Kovid-19 janë të liruar nga kufizimet për hyrje në Suedi.

“Nga sot, 20 shtator, qytetarët e Maqedonisë së Veriut që janë të vaksinuar me një dozë të vaksinës së miratuar, janë të liruar nga ndalesa për hyrje në Suedi dhe nga kërkesa për test-kovid”, njoftojnë nga Ambasada e Suedisë.

Në njoftimin e Ambasadës, theksohet që ditët në vazhdim mund të ndryshojë situate, ashtu që policia suedeze mund të test ose certifikatën për vaksinë ditët në vazhdim. Për këtë, rekomandojnë që të ndiqet rregullisht linku, https://www.swedenabroad.se/en/embassies/north-macedonia-skopje/current/news/changes-to-the-entry-ban/
Përkujtojmë që shtetasit e Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi duhet të kenë certifikatën e vaksinimit ose test PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë.