Bekim Jashari: Hamëz dhe Adem Jashari patën oferta prej LDK’së që ta lëshojnë vendin

Shpërndaje

Bekim Jashari sonte në Debat Plus ka treguar se si LDK i kishte bërë ofertë Hamëz dhe Adem Jasharit që ta lëshojnë Kosovën, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Sipas tij ofertë të tillë kishin marrë edhe nga serbët e shqiptarët.

“Kanë pasë shumë oferta. Presion ka pasë mixha në Gjermani. Kanë premtu që nuk kanë me i ngucë kërkush as therrë në këmbë, veç le ta lëshojnë Kosovën. Nga serbët, shqiptarët, nga LDK. Vetëm le të lëshojnë Kosovën, cka të dojnë e ku të dojnë. Por s’kanë dashtë”.