Fluturimet ‘falas’ nga Qeveria, qytetarët përgënjeshtrojnë institucionet! (Dokument)

Shpërndaje

Para disa ditëve Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov pikërisht me datë 21.03.2020, iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që janë jashtë shtetit të paraqiten në ambasadat përkatëse dhe Qeveria do të organizojë fluturime falas nga shtetet e ndryshme të Evropës dhe vendet e tjera për në Maqedoni, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi qeveria tani i detyron qytetarët që ishin në karantinë ti paguajnë biletat e tyre kinse të paguara nga qeveria, njofton ALBAZONE MEDIA.

Sot para pak çastesh në portalin tonë ka arritur një listë ku institucionet shtetërore i detyrojnë qytetarët t’i paguajnë harxhimet e fluturimeve, duke vendosur edhe xhirollogarinë për të bërë pagesën e biletës.

Të gjitha dokumentet që i kanë pranuar qyetarët e karantinuar nga qeveria janë vetëm në gjuhën maqedone dhe nuk respektohet ligji i gjuhëve, ku je ‘inspektor’ Osmani ‘ZGJOHU’!

Ja edhe lajmi kur Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov bëri thirrje për fluturimet falas: Ministri i jashtëm i RMV-së, Nikolla Dimitrov: Të paraqiten qytetarët që gjenden jashtë shtetit, organizojmë fluturime falas

Më poshtë ju sjellim disa dëshmi nga qytetarët që kanë qenë në karantinë.