Kufiri SHBA-Kanada mbetet i mbyllur edhe për një muaj

Shpërndaje

Kufiri SHBA-Kanada do të mbetet i mbyllur edhe për një muaj, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.

Në një fjalim të mbajtur të shtunën, Trudeau tha se të dyja vendet janë pajtuar për vazhdimin e mbylljes.“Ky është një vendim i rëndësishëm, që do t’i mbajë të sigurt njerëzit në të dyja anët”, tha ai.

Kufiri ka qenë i mbyllur për më shumë se tri javë, përveç për transportin e mallrave.Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë këtë javë se dëshiron që kufiri me Kanadanë të jetë në mesin e të parëve që hapen.Para pandemisë së koronavirusit, rreth 400,000 njerëz kanë kaluar kufirin SHBA-Kanada çdo ditë.Ai është më i gjati në botë: 8,900 kilometra.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të njerëzve të prekur me koronavirus, me mbi 711,000 njerëz të infektuar dhe me mbi 37,000 të vdekur.Kanadaja ka afro 33,000 njerëz të infektuar./REL