Halil Kastrati gëzon familjen Veliu, bëhen me banesë të re! (Video)

Shpërndaje

Pas storjes së Tv 21 për familjen Veliu nga Shkupi të cilët kishin mbetur pa streh mbi kokë, Halil Kastrati, drejtori i shoqatës humanitare ‘Jetimat e Ballkanit’ bëri të ditur se kësaj familje do i dalë në ndihmë.

Humanisti Halil Kastrati në faqen e tij në facebook ka njoftuar se familjes së Drilon Veliut nga Shkupi do t’i sigurohet një strehim.

Për rastin e rëndë të familjes Veliu, gjatë ditës u informua në shumë media. Bëhet fjalë për një familje tre antarëshe e cila, disa ditë tani më jeton në një tendë të improvizuar.

Halil Kastrati ka shkruar se pas shumë mesazheve që ka marrë ka vendosur që të intervenojë, duke siguruar një strehim për këtë familje në nevojë.

Këtë , Kastrati e konfirmoi në intervistë per Tv 21.