Prej sonte s’ka jetë nate në Maqedoni, kafenetë dhe restorantet do të punojnë deri në orën 23:00

Shpërndaje

Prej orës 23:00, kafenetë dhe restorantet nuk do të punojnë. Kjo është një nga masat më të reja që kanë hyrë në fuqi e që Qeveria i miratoi pas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Kjo nuk do të vlejë për kafenetë dhe restorantet që ofrojnë shërbime online.

“Qeveria i shqyrtoi dhe miratoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të kufizohet orari i punës për të gjitha objektet hotelerike deri në orën 23:00, përveç atyre që punojnë me porosi, si dhe të kufizohet kapaciteti i udhëtarëve në transport publik në 50%”, theksoi Dushko Arsovski.

Ata të cilët nuk respektojnë këtë vendim do t’ju ngritet kallëzim penal ndërsa me ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse e që ndodhet në procedurë kuvendare do të mund të mbyllen këto objekte dhe më pas të dën*ohen me para.

“Për këtë shkak miratohen masat më të rrepte me të cilat menjëherë do të mund t’i mbyllim objektet dhe të shqiptojmë dë*nim aty për aty”, tha Stojko Paunovski.