Vitia i përgjigjet Tahirit për vonesat në nënshkrimin e kontratave për vaksinat: Pse nuk i bleve sa ishe zëvendëskryeministër?

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se nga muaji maj procesi i vaksinimit nuk do të ndalet.

Vitia duke iu përgjigjur kritikave të shefit të AAK-së, Besnik Tahiri për mos nënshkrimin e kontratave për vaksinat iu drejtua duke i thënë “Dakord jam që me i ble edhe 500 mijë, 1 milion e më shumë por pse pse nuk i bleve për dhjetë muaj sa ishte zëvendëskryeministër”.

“I dini për vonesat që janë shkaktuar në negociatat…kam thënë në muajin maj… më 4 maj ka ardhur një kontingjent…Gjatë majit rifilloi procesi i vaksinimit i cili nuk do të ndalet…”, tha ai.

Vitia foli edhe rreth kërkesës së Tahiri për faljen e gjobave të bizneseve.

“Për faljen e gjobave për biznese e di që është mirë t’ju ndihmojmë bizneseve dhe ne jemi munduar t’i subvencionojmë…Mendoj që është mesazh i gabuar për bizneset që i kanë respektuar masat dhe favorizimin i atyre që nuk kanë respektuar masat…”, tha Vitia. /Telegrafi/