Ku i mori 500.000 euro Mulla Sula për blerjen e dy apartamenteve luksoze në Ohër?!

Shpërndaje

Reis Ulemaja i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi ka nënshkruar një marrëveshje me Ineks Gorica për blerjen e dy apartamenteve luksoze në Ohër, shkruan Almakos.

Vlera e dy apartamenteve luksoze në Ohër, sipas marrëveshjes së nënshkruar është 510.000 euro.
‘Ineks Gorica’ ka një mori bashkëpunëtorësh nga persona fizik dhe juridik.

Në mesin e shumë personave fizik dhe juridik, në listën e bashkëpronarëve në “Ineks Gorica” gjendet edhe një organizatë fetare- Bashkësia Fetare Islame. Sipas Kadastrit të patundshmërive, BFI-ja posedon dy apartamente nga 91 metra katror, së bashku me hapësirat ndihmëse nga 20 metra katror me dedikimin A4-7 ( banim i përkohshëm).”Fokus” e siguroi marrëveshjen e shitblerjes, të noterizuar te notarja Tanja Topaloska, prej së cilës del se BFI ka blerë dy apartamente me numrat 44 dhe 59 me hapësirat ndihmëse në vitin 2015 në shumën e përgjithshme prej 31.356.000 denar me TVSH të përfshirë, ose 510.000 euro. Ashtu si përmendet në vërtetimin noterial, të gjitha paratë janë paguar menjëherë në llogarinë bankare.

Në marrëveshjen e shitblerjes thuhet se BFI-ja e përfaqësuar nga Rexhepi i ka blerë apartamentet për mbi gjysmë milion euro nga kompania ndërtimore e Ohrit “Gradezhnik”, e cila gjatë kohës së shitjes para katër vitesh ka qenë e përfaqësuar nga Riste Treneski. Historia e ndryshimeve të kompanisë tregon se Treneski ka qenë pronar dhe udhëheqës i saj qysh nga formimi në vitin 2003 deri në fund të vitit 2015, që është disa muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes me BFI-në, kur pas tij vjen Toni Iloski. Sipas informacioneve tona, ai është nip i Bozho Iloski, pronarit të ‘Remis’, selia e së cilit gjendet në adresën e njëjtë si selia e ‘Gradezhnik’ në rrugën “Partizan” në qendër të Ohrit.

Ajo që nuk dihet me siguri është se ku i mori Mulla Sula 510.000 euro për blerjen e atyre dy apartamenteve dhe për çfarë qëllimi janë përdorur deri më tani?/