Ja “Tigrat e Zi” që tmerruan serbët (Video)

Shpërndaje

“Tigrat e zi”, ishin Njësia Speciale e UÇK-së, të specializuar për luftën guerile dhe shfaqeshin kudo në trojet shqiptare.

Prej tyre, serbët kishin tmerr, atyre u hynte frika në palcë, posa e merrnin vesh se do të ballafaqohen me “Tigrat e zi”.

Në luftimet e ashpra të UÇK-së me ushtrinë, policinë dhe paramilitarët serbë në shumë beteja ishim fitues. E normalisht që pa ndihmën e “Tigrave” do të ishte e pamundur.

Në një video të rrallë nga koha e luftës shihen “Tigrat e zi” të armatosur, të cilët në radhët e tyre kishin snajperistë të specializuar. Ata ishin të pajisur edhe me armatim antitankë dhe kallashnikov.

“Unë kur jam i gatshëm për aksion, jam i gatshëm sikur të fluturoj, mos të prek në ajër hiç. Jam shumë i guximshëm. Jam aq sa nuk trembem prej kërkujt hiç. Jemi betua për këtë. Të tregova edhe më parë është vendi jonë, nuk kemi ku shkojmë, për atë nuk frikohemi aspak”, thotë njëri prej tyre në një dokumentar të realizuar nga CNN.