Prokurorja Fatime Fetai tregon ‘muskujt’, Mijallkovit nuk ia japin pasaportën

Shpërndaje

Ish-shefit të shërbimit sekret DSK , Sasho Mijallkov nuk do ti jepet pasaporta për shërim jashtë vendit.

Këtë vendim e ka sjellë sot Gjykata Penale në bazë të vendimit negative të prokurores Speciale, Fatime Fetai, e cila ka në kompetencë rastin “Titanik2”, ku i akuzuari kryesor është Mijallkov dhe që u dënua me tre vjet e dy muaj për parregullsi zgjedhore. Ai kishte dorëzuar një dosje dokumentash për shërim jashtë vendit, por që mori përgjigje negative.

Pasaporta e tij ishte konfiskuar me kërkesën e prokurores speciale Fazime Fetai, si masë për sigurimin e prezencës, derisa zgjatë procedura ankimuese. Kundër këtij vendimi, ish-shefi i DSK-së ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Apelit brenda tre ditëve.