Shqipëria “blindohet” me tre helikopterë nga SHBA-të

Shpërndaje

Tre helikopterë “Black Hawk” do t’i jepen Shqipërisë nga SHBA-ja. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se qeveria shqiptare ka finalizuar marrëveshjen me SHBA-të për helikopterët.

“Është finalizuar marrëveshja dypalëshe për marrjen e helikopterëve ‘Black Hawk’, ka një sërë elementësh me rëndësi. I falenderoj FA-të për angazhimin”, tha kryeministri.