Takimi mes VMRO-së dhe Lëvizjes BESA, flet Bilall Kasami

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka folur lidhur me takimin që ditë më parë ka zhvilluar me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Nëse është normale dhe shumë e natyrshme të komunikojë partia e pozitës me opozitën dhe kemi dëgjuar edhe deklarata të tilla se VMRO ka kontakte edhe me parti të pozitës, edhe me LSDM edhe BDI-në, është shumë e natyrshme që ne si opozitë të takohemi dhe të koordinojmë aktivitetet tona”, theksoi Kasami.

Lidhur me zërat për një koalicion midis tyre, Kasami as nuk pohon dhe as nuk mohon. Ai tha se theksi kryesor në takim ka qenë nevoja për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe rëndësinë për miratimin e një ligji për Prokurorinë Publike.