Të shtëna me armë në një dasmë në Tetovë, 2 të plagosur, njëri rëndë

Shpërndaje

Rikoshetat e plumbave në një dasmë kanë shkaktuar dy të plagosur në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, dhe sipas burimeve nga tereni njëri prej të plagosurve është dërguar në spital në Shkup në gjendje të rëndë ndërsa një tjetër në Tetovë, me plagë më të lehta.

Gjithashtu nga burimet në teren mësohet se njëri prej të plagosurve është djali i deputetit Xhevat Ademi, Fisnik Ademi. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton rastin.