Arben Fetai: Zaevi po e dëshmon se nuk ja ka “haberin” punëve të shtetit

Shpërndaje

Zaevi çdo ditë e më shumë po dëshmon se nuk ia ka haberin punëve të shtetit. Pasi tentoi paligjshëm të bëhet ushtrues detyre i postit të Ministrit të financave, tani po mundohet të shpikë një ushtrues detyre në Prokurorinë speciale. Ligji nuk njeh rol të tillë. Ligji parasheh se Prokurori special zgjedhet dhe shkarkohet nga Këshilli i Prokurorëve, me propozim të Kuvendit, pas miratimit të 4 partive më të mëdha parlamentare dhe pas votimit në Kuvend me shumicë prej 2/3 dhe me Badinter. Zaevi është mire të vazhdojë të mirret me çmimin e specave dhe të trangujve për ato pak ditë që i kanë mbetur si Kryeministër. S’ka mbetur për tjetër gjë.