Dafina dhe Tayna e ‘kallin’ publikun me ‘twerk’ (Video)

Shpërndaje

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe reperja Tayna publikuan së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri, “Bye bye”.

Kënga është pritur mirë nga publiku dhe në vetëm dy ditë ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube.

Natën e mbrëmshme ato kanë qenë të ftuara për të performuarnë të njëjtin vend, me ç’rast edhe promovuan këngën e tyre më të fundit.

Në një moment, dy vajzat nuk kanë hezituar të bëjnë “twerk” para publikut, duke bërë që atmosfera të ngritet edhe më shumë.

Dafina është ajo e cila ka kërcyer më shumë, ndërsa është dukur tejet provokuese e veshur në të zeza.

VIDEO