Detaje shtesë: Tre të lënduar në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë

Shpërndaje

Tre persona janë lënduar njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, gjatë një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Shkup-Tetovë rreth orës 16:30.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Karpallak.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura, “Passat” me targa të Shkupit të cilën e ka drejtuar E.E. (23) nga Tetova, si dhe vetura “Ford Transit” me targa të Gostivarit të cilën e ka drejtuar një 38 vjeçar nga Dobërdolli i Gostivarit. Lëndime të rënda ka marrë drejtuesi i veturës “Passat”. AI është dërguar në Klinikën e Tetovës për të marrë ndhmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë më lehtë janë lënduar personi i cili ka qenë në veturën “Passat” dhe drejtuesi i veturës “Ford Transit”, tha zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski.