Mickoski: “Janeva din shumë gjëra, kanë frikë të mos flas”

Shpërndaje

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në pjesën më të madhe të fjalimit të tij me rastin e festës së Ilindenit ka folur për rivalët politik dhe për kriminalitetin në shtet.

Ai me këtë rast ka përmendur edhe rastin e fundit “Reket”, ku të dyshuar janë Bojan Jovanovski –Boki 13 dhe Zoran Mileski, të cilët sipas Mickoskit nuk do të mund të bëheshin të fortë pa mbështetjen e pushtetit.

Mickoski ka folur edhe për atë se si Katica Janeva dhe Zoran Zaev kanë kurdisur raste dhe se sipas tij tani po bëhen përpjekje që të shpëtoj Janeva për shkak se ajo din shumë gjëra, dhe kanë frikë mos flas.

“Janeva din shumë gjëra dhe kanë frikë të mos flas”, tha Mickoski.