Mickoski: Mendoni se dikush beson që Janeva ka fituar vetëm 5 mijë euro mobilje?

Shpërndaje

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përmes një statusi në FB, ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit në vend, sikurse paralajmërimet për padi ndaj mediave, pjesë të deklaratës të një dëshmitari në prokurori etj, njofton Zhurnal.

Siç thotë Mickoski se në vend se të luftohet krimi, ne shohim se si Qeveria meret me padi kundër gazetarve dhe mediave, ndërsa siç shton më tej, Maqedonia po vazhdon të fundoset.

Ai kërkon nga Ruskoska të përgjigjet nëse informatat nga proçesverbali që dolën në media, janë të vërteta

“Nëse janë të vërteta, atëherë a është e vërtetë gjithashtu se personalisht Zaev ka dhënë informatë dhe paralajmërim deri tani të dyshuarit se janë të denoncuar për zhvatje? A ka ndihmuar Zaevi në zhvatje?” pyet Mickoski.

Mickoski rikujton që të mos harohet valixheja me 1 milion euro në të, informon Zhurnal.

“Vallë dikush beson se Janeva e cila dyshohet se ka kryer punën kryesore në rastin “Zhvatja”, ku janë përpjekur të nxjerin zhvatje prej 8 milion euro, a përfunduar me përfitim prej vetëm 5 mijë euro mobilje?” thotë Mickoski.

Mickoski më tej shton dhe disa dukuri dhe ndryshime negative në vend, sikurse mos gjendja e asnjë universiteti në top 1000 në botë, ikja e të rinjëve nga vendi, rritja e pensionit për vetëm 36 denarë, rënia në listën e Financial Times, mos pasja e investimeve, varfëria etj.

“Ky tren i Qeverisë ka biletë përnjë drejtim dhe nuk ka kthim. Rinovimi vjen dhe jo vetëm rinovimi i shkatërrimeve, por edhe i vlerave dhe principeve, idesë, ideologjisë dhe besimit. Sepse vetëm kështu Maqedonia do të ecë përpara”, thotë Mickoski.

Mickoski paralajmëron fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe kështu siç thotë ai, do të fillojë rinovimi i vërtetë i shtetit dhe do të ketë politikanë të cilët do ju shërbejnë qytetarëve.