Ministrja e drejtësisë Deskoska: Kërkesat e VMRO-së për Prokurorinë Publike janë staliniste

Shpërndaje

Pas Katica Janevas, konsensusin mes pushteti dhe opozitës mbi Ligjin për Prokurorinë Publike, tani e pengon emri i prokurores Villa Ruskoska. VMRO-DPMNE-ja pretendon se pushteti nuk heq dorë nga Villma Ruskoska për të qenë shefe e Prokurorisë së re me qëllim që të mos zbardhet në tërësi skandali “Reket”. Partia e Hristijan Mickoskit kërkon që emri i prokurorit të ri përveç filtrave në Këshillin e Prokurorëve, të kalojë edhe në Komision Parlamentar.

Zgjedhja e personit që do të udhëheq me Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, të zgjidhet në mënyrën që përveç nga Këshilli i Prokurorëve, të kalojë edhe në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime dhe opozitën në propozimin e kuadrove përkatës. Qeveria nuk dëshiron të heq dorë nga Villma Ruskoska e cila për ta është shumë e rëndësishme që t’i shërbej jo si prokurore por si avokate – deklaroi Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Pushteti ka version të kundërt. Sipas ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, opozita kërkon që në ligjin e ri të mos përfshihen veprat e reja penale që mund të burojnë nga përgjimet me paligjshme.

Insistojnë që në ligjin e ri të mos ekzistojnë dispozita të cilat do t’i japin kompetenca Prokurorisë së re që të hetoj raste duke u bazuar në indikacionet që dalin nga përgjimet. Pavarësisht se nuk duan që të vazhdohen lëndët, kërkojnë që edhe ai prokuror i cili do t’i vazhdonte lëndët të propozohet nga opozita – u shpreh Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.

Dallime ekzistojnë edhe në aspektin e përgjegjësisë së prokurorëve dhe zhvendosjen e ekipit të PSP-së në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë. Shumica propozon sistemimin e tyre në tërësi, opozita kërkon që deri në mbylljen e rastit “Reket” i gjithë ekipi të kthehet në Prokuroritë amë. Bisedimet vazhdojnë pas 15 gushtit ndërsa çështja e vetme për të cilën deri tani janë pajtuar palët është rritja e buxhetit për Prokurorinë Publike.